Policia shpall në kërkim recidivistin e veprave penale Agron Gashin

23 maj 2024 | 08:10

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij, sot në mëngjes ka lëshuar “Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë”.

Personi i kërkuar është Agron (Mentor) Gashi, i lindur më 19.11.2002 nё Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën “Bekim Berisha” nё Pejё. I dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike për ta kontaktuar Policinë e Kosovës janë:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected] / epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri…