Bardhyl Mahmuti: Emri Hasan Prishtina e nderon Universitetin e Prishtinës!

23 maj 2024 | 10:49

Veprimtari Bardhyl Mahmuti, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë kundër heqjes së emrit të Hasan Prishtinës nga emri Universitetit të Prishtinës!

Mahmuti ka thënë se emri Hasan Prishtinë nderon Universitetin e Prishtinës.

“Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës janë para një sprove të madhe: A do ta hedhin poshtë kërkesën antishqiptare për të hequr emrin e Hasan Prishtinës nga emërtimi i Universitetit të Prishtinës! Kam besim të plotë që deputetet shqiptarë nuk do të lejojnë përdhosjen e figurës emblematike të krijimit të shtetit kombëtar shqiptar! Turpi i mbuloftë ata që votojnë propozimin për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga emri Universitetit të Prishtinës!”, ka shkruar Muhmuti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulzim Ymeri shpall të pavlefshme Diplomën si dhe Dëftesën e…