Pesë projektligje marrin përkrahjen e Komisionit për Integrim Evropian

23 maj 2024 | 14:27

Nën drejtimin e kryetares Rrezarta Krasniqi, Komisioni për Integrim Evropian ka mbajtur të enjten mbledhjen e radhës. Komisioni në këtë mbledhje u dha mbështetje pesë projektligjeve: Projektligjit për sport, Projektligjit për rininë, Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, projektligjit për vlerësimin strategjik mjedisor, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, si dhe Projektligjit për ratifikimin e amendamentimit nr. 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2016.

Komisioni gjithashtu shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari, nuk ka vendosur nëse do…