Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Duhet të lobojmë shumë që të jemi pjesë e agjendës së ardhshme

25 maj 2024 | 09:34

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka treguar sfidat për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ajo ka bërë me dije se për të arritur këtë qëllim, Qeveria e Kosovës duhet të ndryshoj qasje.

“Kjo ka qenë pak a shumë e pritshme duke marrë parasysh faktin që si shtet nga kjo Qeveri nuk ka asnjë koordinim me aleatët tanë dhe nuk kemi asnjë mundësi praktike që të marrim votë. Nëse ne nuk kemi një koordinim me vendet mike e kemi parë si rrjedhojë kushtin i cili I është vendosur Kosovës. Nuk ka qenë i papritshëm ka qenë një ndër çështjet që është diskutuar në shumë takime, prandaj është kërkuar veprim konkret nga kjo Qeveri që të marrë hapa konkret pra drejt dërgimit të Draftit të statutit të Asociacionit pra në Gjykatën Kushtetuese. Një hap i tillë ka munguar nga kjo Qeveri, përkundrazi në momentet e fundit kemi parë edhe lojëra që janë luajtur duke thënë që në një draft- statut tjetër po e bëjmë po e dërgojmë.”, ka thënë ajo, duke shtuar se ky veprim i qeverisë ka qenë për konsum të brendshëm.

“Ajo ka qenë më shumë për konsum të brendshëm po fatkeqësisht ka pasur një kundër veprim edhe tek aleatët tanë të cilët sa i kanë acaruar me një veprim të tillë nëse mund të them dhe si rrjedhojë nuk kemi pasur asnjë mbështetje që ne të jemi në agjendë në këtë mbledhje dhe aq më pak të kemi vote”, ka thënë ajo.

Deputetja e PDK-së ka treguar se çka duhet të bëjë Qeverisë për këtë proces.

“Prandaj vlerësoj që qasja e Qeverisë ndaj aleatëve tanë duhet të ndryshojë duhet që ne të lobojmë dhe të kemi bashkëpunim të tillë që masat t’i heken tanimë për Republikën tonë. Duhet që të punojmë shumë, të lobojmë që të jemi në agjendën e ardhshme të Komitetit të Ministrave dhe të jemi në koordinim të plotë me kërkesat e aleatëve tanë sepse është e vetmja mënyrë se si ne mund të arrijmë që të jemi në agjendë e mbi të gjitha dhe të kemi votën për”, ka thënë ajo./EO/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sa herë që bie shi, shumë pjesë të Prishtinës bllokohen…