Tahiri i PDK-së: Shtatori duhet ta gjejë Kosovën me një kryeministër të ri

27 maj 2024 | 11:32

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se kanë mbetur edhe dy ditë “në dritaren kushtetuese” për të shkuar vendi në zgjedhje të parakohshme ose në të kundërtën sipas tij, qeveria duhet ta çojë mandatin në fund.

Ai ka deklaruar të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se më së miri do të ishte sikur të shpërndahej Kuvendi dhe në shtator të këtij viti të zgjedhej qeveria e re.

“Sa i përket shpërndarjes së Kuvendit kanë mbetur edhe dy ditë të dritares kushtetuese që vendit tonë t’i mundësohet që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor ose 7 korrik. Këto dy ditë do t’i japin një epilog, e do të presim deri në momentin e fundit, që vendi të shkojë më zgjedhje të jashtëzakonshme që vjeshta ose shtatori ta zë vendin tonë me një kryeministër të ri që e nxjerr Kosovën nga kriza”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, partitë politike kanë një reflektim për t’i mundësuar zgjedhjet e parakohshme nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit. /EO

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë Toni Kroos njoftoi largimin nga Real Madridi…