Kusari-Lila e quan ‘hap të rëndësishëm drejt NATO-s’ votimin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare

27 maj 2024 | 11:58

Pas votimit të suksesshëm për avancimin e statusit të Kosovës në Asamblesë Parlamentare të NATO-s prej një anëtareje vëzhguese në anëtare të asocuar, lajmit i është gëzuar edhe shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se ky vendim eshtre “hap të rëndësishëm” drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Konfirmohet ngritja e statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në anëtar i asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, hap ky i rëndësishëm në avancimin e vendit tonë drejt anëtarësimit në aleancën më të fuqishme në botë, NATO!”, ka shkruar Kusari-Lila në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, mori përsipër fajin për…