Maqedonci i gëzohet vendimit të sotëm: Kosova vetëm një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO

27 maj 2024 | 12:39

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar pas avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Nga sot me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asocuar të NATO-s. Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”.

Ministri Maqedonci, ka theksuar se Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO.

“Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në asamblenë parlamentare të NATO, gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilitetin e Ballkanit”, ka shkruar Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëra nga banoret më të komentuara të këtij sezoni ishte…