Hamza: E ardhmja e Kosovës dhe Ballkanit nuk është në konflikte, por në integrimet euroatlantike

27 maj 2024 | 12:51

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, e ka quajtur lajm të mirë avancimin e statutit të Kosovës në NATO, nga vëzhguese në anëtare të asocuar.

Në këtë kontekst, Hamza ka thënë se duhet të rriten përpjekjet drejt strukturave të NATO-s, siç është Partneriteti për Paqe.

“I jam mirënjohës shteteve aleate dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që e kanë përkrahur dhe po vazhdojnë ta përkrahin Kosovën në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në familjen e Kombeve të Bashkuara. Na duhet më shumë punë, më shumë progres dhe më shumë paqe e stabilitet në gjithë rajonin tonë. E ardhmja e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor nuk është në konflikte, por në integrimet euroatlantike!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hamzës:

Është lajm i mirë që Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Ne tani duhet t’i rrisim përpjekjet që t’i bashkohemi strukturave të aleancës veriatlantike, duke nisur nga Partneriteti për Paqe.

Nga një konsumuese e sigurisë, Kosova duhet të bëhet kontribuuese në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Duhet ta rrisim stabilitetin dhe të ndërtojmë raporte më të forta të sigurisë me të gjitha shtetet partnere dhe NATO-n.

I jam mirënjohës shteteve aleate dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që e kanë përkrahur dhe po vazhdojnë ta përkrahin Kosovën në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në familjen e Kombeve të Bashkuara.

Na duhet më shumë punë, më shumë progres dhe më shumë paqe e stabilitet në gjithë rajonin tonë. E ardhmja e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor nuk është në konflikte, por në integrimet euroatlantike!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur, Egla Ceno, u shpall fituese e edicionit…