Comin kërkon që qeveria spanjolle t’i ndalojë ‘standardet e dyfishta’ dhe ta njohë Kosovën si shtet

27 maj 2024 | 13:12

Kandidati i Junts për zgjedhjet evropiane, Toni Comin, ka kërkuar nga Qeveria e Spanjës që të ndalojë “standardet e dyfishta” dhe “hipokrizinë” e saj pasi ka njoftuar se të martën do të njohë Palestinën, por jo edhe Kosovën.

“Qeveria spanjolle nuk duhet të jetë aq hipokrite, sepse ajo duhet ta kishte njohur më parë, për shembull, Kosovën, pasi është një nga qeveritë e pakta në Bashkimin Evropian që nuk e njeh atë”, ka thënë kreu i Junts në një intervistë në “TVE”, i pyetur nëse mbështet njohjen e shtetit palestinez, siç do të bëjë Spanja këtë të martë.

Sipas tij, “ky standard i madh i dyfishtë nuk mund të tolerohet” nga Qeveria e PSOE, e cila mbështet njohjen e Palestinës dhe “nga ana tjetër, në rastin e Kosovës apo Saharasë” nuk e bën këtë, shkruan “El Espanol”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.…