Xhaka: Fund perfekt i sezonit, shihemi në etapën tjetër

27 maj 2024 | 15:29

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka u shpreh i lumtur për fitimin e Kupës dhe Bundesligës.

“Fundi perfekt i sezonit të parë në ekipin e Bayer Leverkusen. Etapë e paharrueshme. Ne ia dolëm të fitonim Bundesligën, tashmë e kishte radhën Kupa. E kemi mbyllur të pamposhtur në këto dy kompeticione. Kujtim i mahnitshëm, i cili do të mbahet mend gjatë jo vetëm nga tifozët tanë. Faleminderit mbështetësve të Leverkusenit. Shihemi në etapën tjetër”, ka deklaruar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 45 palestinezë janë vrarë në sulmin izraelit në…