Deputeti Reçica viziton ekspozitën “Jehona e qëndrueshmërisë” të Haki Xhaklit në Helsinki

27 maj 2024 | 15:43

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica gjatë qëndrimit të tij në Finlandë dhe takimit më bashkatdhetarë, ka vizituar ekspozitën e Haki Xhaklit në galerinë Luckan, në Helsinki të Finlandës. “Sfidat, vuajtjet, qëndresa e krenaria e popullit shqiptar – të gjitha bashkë e të shoqëruara me një botë magjike ngjyrash u shfaqën në ekspozitën “Jehona e qëndrueshmërisë” të Haki Xhaklit, në galerinë Luckan, në Helsinki të Finlandës.”, ka shkruar Reçica ndër tjera në njoftimin e tij për këtë vizitë që i ka lënë mbresë të madhe.

Njoftimi i Reçicës:

Sfidat, vuajtjet, qëndresa e krenaria e popullit shqiptar – të gjitha bashkë e të shoqëruara me një botë magjike ngjyrash🎨 u shfaqën në ekspozitën “Jehona e qëndrueshmërisë” të Haki Xhaklit, në galerinë Luckan, në Helsinki të Finlandës.

Për krijimtarinë e tij, Dr. Haki Xhakli është frymëzuar nga historia e lashtë dhe moderne e popullit tonë. Suksese, miku im!.

Kujtojmë që ekspozita e piktorit Haki Xhakli përmban 26 piktura me vlera unike, që paraqesin cikle të ndryshme të periudhave para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë dhe është hapur në prani të diasporës tonë dhe shumë mysafirëve tjerë, e cila do të jetë e hapur për vizitorë deri me 30 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Llapi ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin edhe për…