‘S’mund të garantojmë’, ZPS-ja nuk e di nëse mund t’i përfundojë dëshmitarët deri në prill të 2025-s

27 maj 2024 | 16:19

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), e cila ishte zotuar se do të përfundonte me dëshmitarët e saj, deri në prill të vitit 2025 në rastin Thaçi dhe të tjerët, por kur është pyetur të hënën nga gjyqtari në lidhje me këtë afat, nga kjo zyrë kanë thënë se s’mund të garantojnë një gjë të tillë.

Nga ZPS-ja kanë thënë se hapa pozitiv ka, por garancë jo.

Gjyqtari Genior: Si do ta respektoni afatin kohor 25 prill 2025?

ZPS-ja: Do të referohem asaj në shkurt, që ne nuk po garantonim që do ta mbyllim çështjen tonë, por nuk thamë as që nuk do ta bënim. Kemi thënë se presim edhe zvogëlime të tjera për t’iu përmbajtur afatit kohor. Mund të them se kemi hapa pozitive, përmirësime, nuk mund të garantoj që do t’i përmbahemi këtij afati, por duke marrë parasysh ritmin e përshpejtuar, por ky afat kohor mbetet i arritshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvino të hënën pasdite ka…