BE-ja vendos sanksione edhe ndaj 19 rusëve

27 maj 2024 | 16:31

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) kanë vendosur të hënën sanksione ndaj Shërbimit Federal të Ndëshkimit të Rusisë dhe ndaj 19 rusë për shkelje të të drejtave të njeriut pas vdekjes së politikanit opozitar Alexei Navalny në një burg në shkurt.

“Vdekja tronditëse e Alexei Navalny ishte një tjetër shenjë e represionit të përshpejtuar dhe sistematik nga regjimi i Kremlinit. Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të kërkuar përgjegjësinë e udhëheqjes politike dhe autoriteteve ruse”, ka thënë në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Kremlini ka mohuar çdo përfshirje të shtetit në vdekjen e Navalny.

Sanksionet përfshijnë gjyqtarë, prokurorë dhe anëtarë të gjyqësorit rusë. Pasuritë e tyre në Bashkimin Evropian, nëse kanë të tilla, janë të ngrira dhe kompanive evropiane u ndalohet të vënë fonde në dispozicion të tyre.

19 personat nën sanksione gjithashtu nuk mund të hyjnë, apo të kalojnë tranzit nëpër BE, shkruan “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka folur në lidhje me…