Nëse më vrasin, fajet i ka ministri i Jashtëm i BeH-së

28 maj 2024 | 08:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka bërë thirrje indirekte për vrasjen e tij.

Vuçiqi ka komentuar deklaratat e Konakoviqit, në të cilat ka përmendur se Vuçiqi duhet të vijë në Srebrenicë më 11 korrik ose në OKB, ku do të përkujtohet përvjetori i gjenocidit.

Vuçiqi e interpretoi këtë si thirrje për vrasje.

“I lexova ato deklarata, por nuk munda t’i shikoja. Do të shpjegoj në disa pika. E para është se fajin për gjithçka e ka Vuçiqi që, sipas tyre, është mirë. E dyta është se ata janë kaq të nervozuar nga rezultatet e votimit që Konakoviq guxoi të thërriste për vrasjen time”, tha Vuçiqi.

Konakoviq deklaroi se Vuçiqi mund të vijë, me ose pa flamur, më 11 korrik në Srebrenicë ose në OKB.

“Kam qenë në Srebrenicë më 11 korrik. Kam përkulur kokën para monumentit, por jo para gurëve, shisheve dhe këmbëve. E falënderoj për atë thirrje, të më vrasin. Nëse përgjigjem dhe vritem, dije se fajin e ka Konakoviqi”, tha Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka…