Bogujevci, optimiste për anëtarësim të Kosovës në KiE sivjet

28 maj 2024 | 08:21

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s është një zhvillim shumë i rëndësishëm.

Në një intervistë në RTK, Bogujevci tha se tashmë në pjesmarrje brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s delegacioni nga Kosova është me të drejta ta barabarta.

“Delegacioni ynë atje do të ketë mundësi të kyqet drejtpërdrejtë, jo vetëm në diskutime, por edhë në propozime konkrete e votime. Në diskutimin e fundit është përmendë edhe pjesa e sulmin në Banjskë, dmth më konkretisht mund të ndërrmiren hapa më specifik brenda adresimit të një çështjeje të tillë përveçse të kemi një fjalim. Pra është një avancim i rëndësishëm”, deklaroi Bogujevci.

Tutje, Bogujevci foli edhe për viziten në Lituani në takimin e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ajo tha se atje është folur edhe rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe është bërë e qartë se pritet që gjatë kohës sa Lituania do ta ketë presidencën e Komitetit të Ministrave, të merret një vendim të anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Bogujevci tha se është optimiste që ky proces të përfundojë brenda këtij viti.

“Duhet të punojmë edhe me Lituaninë edhe me vendet e tjera por është e qartë kërkesa që vjen nga Asambleja Parlamentare e KiE-së. E di që është thënë shumë herë se ky është opinion, por nësë Këshill i Ministrave nuk e merr parasysh raportin nga Asambleja Parlamentare, raportuesja Dora Bakoyannis, atëherë krijon një precendent”, tha nënkryetarja Bogujevci.

Ajo tutje theksoi se fakti që Kosova nuk u fut në agjendë në muajin maj për anëtarësim në Këshillin e Evropës, nuk mund të quhet dështim, sepse sipas saj Këshilli i Ministrave i KiE-së mund të mblidhet në takime të jashtëzakonshme për tema që ata i shohin të rëndësishme.

Duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ajo tha se kjo nuk është kërkesë zyrtare ngë Këshilli i Ministrave të KiE-së.

“Nga Këshilli i Ministrave deri më tani nuk ka kërkesë zyrtare që të ketë një parakusht”, deklaroi Bogujevci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në listën e aplikuesve…