Ajsbergu, shtatë herë më i madh se Manhattani, shkëputet në Antarktidë

28 maj 2024 | 08:27

Një ajsberg gjigant, me përmasa gati shtatë herë më të mëdha se Manhattan në New York, është shkëputur në Antarktidë.

Pjesa e akullit, e cila ka një sipërfaqe rreth 380 kilometra katrorë, u shkëput të hënën (më 20 maj), transmeton Telegrafi.

Tani ajsbergu është quajtur A-83 dhe lëvizjet e tij aktualisht po monitorohen nga afër nga shkencëtarët.

Sipas ekspertëve shkencorë, shkëputja është një nga shenjat më ilustruese të ngrohjes globale.

Kjo është hera e tretë në katër vitet e fundit që është regjistruar nga shkencëtarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe…