Reçica takon kryetarin e qytetit ku është shpallë pavarësia e Finlandës

28 maj 2024 | 09:26

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, i cili po qëndron në Finlandë përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka takuar kryetarin e Porvoo, Fredrick Von Schoultz, drejtoreshën e Kultures, Minna Särela dhe drejtoreshën per integrim, Jenny Broberg.

Reçica i cili ishte i shoqëruar nga afaristi që jeton dhe vepron në Finlandë, Bashkim Thaqi, ka bërë të ditur se i ka falënderuar nga zemra kryetarin e qytetit të Pavarësisë dhe drejtuesit e kësaj komune për mbështetjen e Kosovës dhe të mërgimtarëve tanë.

“I falënderova nga zemra për mbështetjen e Kosovës dhe të mërgimtarëve tanë dhe bashkë biseduam për projektet e përbashkëta të qytetit me ekspertët tanë, bashkëpunimin e bizneseve, shërbimet kulturore, si dhe integrimin dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në të mirë të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend dhe të qytetit të Porvos.”, ka shkruar ndër tjera Reçica në llogarinë e vet.

Kujtojmë që në këtë qytet të Porvos nga delegatët e asaj kohe është shpallë Pavarësia e Finlandës, e ku është qyteti më i vizituari në Finlandë.

Njoftimi i plotë i tij:

Sot, gjatë vizitës sime në Finlandë, pata kënaqësinë të takoj kryetarin e Porvoo, Fredrick Von Schoultz, drejtoreshën e Kultures, Minna Särela dhe drejtoreshën per integrim, Jenny Broberg.

I falënderova nga zemra për mbështetjen e Kosovës dhe të mërgimtarëve tanë dhe bashkë biseduam për projektet e përbashkëta të qytetit me ekspertët tanë, bashkëpunimin e bizneseve, shërbimet kulturore, si dhe integrimin dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në të mirë të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend dhe të qytetit të Porvos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa po përgatitet për një tjetër verë të nxehtë, pasi…