Jasharaj: Qeveria po mundohet të shuajë sindikatat

28 maj 2024 | 12:43

Kryetari i Sindikatës Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se qeveria Kurti është duke pasur një luftë të vazhdueshme për shuarjen e sindikatave.

Në njoftimin e lëshuar për medie, Jasharaj ka pohuar se në mesin e këtyre sindikatave është edhe ajo e SBAShK-ut.

“Qeveria në emër të dialogut të jashtëm, po ngulfat dialogun e brendshëm. Nuk është e imja të bëj analizë të dialogut të jashtëm të qeverisë e as të veprimeve  të saj në Veri, por këto po i përmend për të theksuar se Kurti dhe qeveria e tij në emër të dialogut  të jashtëm dhe veprimeve  dhe gjendjes në veri  ka ngulfatur dialogun e brendshëm dhe ka zhvilluar luftë të vazhdueshme të për shuar sindikatat dhe këtë detyrë e ka marrë nga Kurti ministri Murati”.

“Ky ministër  i urren sindikatat dhe bëri çmos që t’i shuaj ato me përpjekjet fillestare bashkë me Kurtin që të krijojnë tronditje brenda sindikatave dhe të sjellin udhëheqës sindikalë që janë njerëz të tyre. Po ta kishin arritur këtë, atëherë qeveria do të zhvillonte përditë takime me ta, do të fotografoheshin dhe ata udhëheqësit sindikalë të shitur do të ngritnin në qiell qeverinë duke gënjyer për të. Qeveria Kurti dështoi  në këtë përpjekje dhe prandaj  SBAShK-u dhe disa nga sindikatat tjera u janë bërë halë në sy dhe nuk pushuan me luftën kundër tyre”, ka thënë Jasharaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me fushatën informuese…