Suhareka: Faleminderit Arsim Thaqi  

28 maj 2024 | 12:54

Skuadra e Suharekës e ka falënderuar trajnerin e deritanishëm Arsim Thaqi për punën dhe sukseset e arritura deri tash, me rastin e inkuadrimit në Superligën e Kosovës si dhe kualifikimin deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

“Pas marrjes së drejtimit të skuadrës trajneri Arsim punoi me plan profesional e ku nga 19 ndeshje sa ishte në krye të skuadrës me 12 fitore 2 barazime e 5 humbje arriti që me shumë sukses të inkuadrojë skuadrën në Superligë. Pas mbylljes së edicionit takimi me kryesinë e trajnerin nuk arriti deri tek marrëveshja për vazhdimin e kontratës. Kryesia e klubit, stafi trajnerëve, stafi përcjellës e gjithë futbollistët e falënderojmë trajnerin Arsim Thaqin për punën e tij e kohën e kaluar sa ishte pjesë e jona duke i uruar gjitha të mirat në jetë e shumë suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Suharekës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se është…