Kroos: Ne e dimë si fitohet Liga e Kampionëve

28 maj 2024 | 13:13

Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë ndeshje e fundit për Toni Kroosin në fanellën e Real Madridit. Mesfushori gjerman do të pensionohet nga futbolli pas Kampionatit Evropian. Kroos ka thënë se ndeshja ndaj Betisit në “Santiago Bernabeu” ishte e paharrueshme për të ku u përshëndet me tifozët madrilen.

“Jam shumë mirë, ishte një natë e paharrueshme për mua dhe për të gjithë familjen time, nuk e prisja gjithë këtë përkëdhelje, por shfrytëzova të gjitha këto momente të veçanta nga tifozët dhe ekipi. Nuk mund të kërkoja më shumë”, ka deklaruar mesfushori gjerman. Megjithatë ai ka thënë se në finalen e “Wembleyt” dinë se si ta fitojnë, edhe pse e pranon se do të jetë shumë e vështirë.

“Fitorja do të ishte e rëndësishme, jo aq për rekord, por unë do të isha me fat nëse do ta fitoja sërish këtë trofe. E dimë se do të jetë e vështirë, por ne dimë si t’i fitojmë këto ndeshje dhe shpresojmë që të jemi në gjendje ta dëshmojmë këtë në fushë”, ka deklaruar Kroos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dragisha Milenkoviq është duke u akuzuar se në cilësinë e…