Edhe Casemiro pritet të largohet nga Unitedi

28 maj 2024 | 13:52

Manchester United e mbylli me trofe edicionin e sivjetmë, duke e fituar FA Cup përballë Manchester Cityt. E tash, United ka filluar të mendojë për edicionin e ardhshëm.

Pak ditë më parë u mësua se Raphael Varane do të largohet si futbollist i lirë. I radhës që pritet ta ndjek rrugën e tij është Casemiro. Ylli brazilian nuk është në planet e “Djajve të Kuq” pasi ka vuajtur edhe nga disa lëndime dhe drejtuesit e klubit duan shitjen e tij në verë. E ardhmja e 32-vjeçarit duket se do të jetë larg Evropës, pasi klubet nga Arabia Saudite janë në garë për t’i fituar shërbimet e tij.

Al Nass është favorit për të, por në garë janë edhe Al-Ettifaq dhe Al Ittihad. Ekziston mundësia që Casemiro të shkëput kontratën me Unitedin dhe të largohet si lojtarë i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda zyrtarisht e kanë njohur zyrtarisht një…