![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/05/volejboll.jpg)
Lorik Ilazi publikon listën e volejbollisteve
28 maj 2024
| 15:46
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në Voljeboll, Lorik Ilazi e ka bërë publike listën e gjerë të vajzave të ftuara.
Në grumbullimin e së premtes më 31 maj 2024, Ilazi ka ftuar 26 lojtare, bazuar në formën e tyre në ekipet e Superligës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
FVK-ja u uron shumë suksese ekipeve përfaqësuese, duke kontribuar direkt në mbështetjen e grumbullimeve dhe çdo formë tjetër, që ekipet tona ta kenë paraqitjen sa më dinjitoze.