Hoti numëron ‘abuzimet’ e qeverisë me paranë publike

28 maj 2024 | 16:19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka reaguar Ministrisë së Financave duke i quajtur “abuzues” të parasë publike, duke iu referuar organizatës “Demokracia Plus” në lidhje me disa kontrata për shërbime të veçanta për angazhim të konsulentëve të jashtëm me pagesë.

“Abuzimi me paranë publike është arsyeja përse nuk shohim rezultate në ekonomi nga shpenzimi i 11 miliardë eurove që ka pasur kjo qeveri në menaxhim gjatë këtij mandati. Ky abuzim përfshinë: 1. Kontratat njëburimore. 2. Kontratat për shërbime të veçanta sikur këto në Ministrinë e Financave. 3. Pagesat e avanceve si kurrë më parë, 4. Subvencione për ndërmarrje publike dhe rrymën në veri si kurrë më parë, etj.”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Postimi i plotë i Hotit:

Organizata “Demokraci Plus” vërteton abuzimin tjetër me paranë publike të Ministrisë së Financave përmes kontratave për shërbime të veçanta. Punët që janë përgjegjësi e departamenteve dhe duhet të kryhen nga zyrtarët përkatës, Ministria paguan konsulentë të jashtëm duke dëmtuar buxhetin e shtetit.

1. Punët e Departamentit të Tatimit në Pronë, për të cilat angazhohen konsulentë të jashtë, përshijnë: sqarime për komuna lidhur me tatimin në pronë, të dhënat mbi detyrimet e komunave, bashkëpunimin me Zyrat e Tatimit në Pronë nëpër komuna etj.

2. Njëjtë është edhe Departamenti për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme, ku për punët në vijim angazhohen konsulentë të jashtëm: vlerësimi i pronave të paluajtshme, përdorimin e sistemit të TI-së në vlerësimin e pronave, përgatitjen e raporteve lidhur me shpronësimet dhe këmbimet e pronave etj.

Abuzimi me paranë publike është arsyeja përse nuk shohim rezultate në ekonomi nga shpenzimi i 11 miliardë eurove që ka pasur kjo qeveri në menaxhim gjatë këtij mandati. Ky abuzim përfshinë:

1. Kontratat njëburimore,

2. Kontratat për shërbime të veçanta sikur këto në Ministrinë e Financave,

3. Pagesat e avanceve si kurrë më parë,

4. Subvencione për ndërmarrje publike dhe rrymën në veri si kurrë më parë etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Danimarkës të martën me shumicë votash rrëzoi një…