Behrami: Në Ukrainë janë vrarë mbi 500 mijë njerëz, Specialja po mundohet ta dënojë UÇK-në për grisjen e një fotografie

28 maj 2024 | 16:23

Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidenti Hashim Thaçi, ka kritikuar Gjykatën Speciale për procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Duke komentuar deklaratën e një prokurori të Gjykatës Speciale, i cili gjatë seancës se sotme ka thënë se Jakup Krasniqi kishte gërvishtur fotografinë e Ibrahim Rugovës për shkak të armiqësisë, ai ka përmendur dy luftërat që aktualisht po zhvillohen në botë.

Behrami ka shkruar se derisa në luftën e Izraelit me Hamasin dhe të Rusisë me Ukrainën janë vrarë qindra-mijëra njerëz, Gjykata Speciale po mundohet ta dënojë UÇK-në për një grisje të një fotografie.

“Në muajt e fundit janë vrarë mbi 37 mijë njerëz në luftën ndërmjet Izraelit dhe Palestinës! Ndërsa, në luftë në Ukrainë janë vrarë mbi 500 mijë njerëz! Derisa po e shkruaj këtë status, garant janë vrarë edhe disa të tjerë! Ndërkohë, një Gjykatë në Hagë po mundohet të dënojë UÇK-në për grisjen e një fotografie nga ndonjë fëmijë!”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, e…