Haalandi nuk ka shënuar asnjë gol në 6 finale

28 maj 2024 | 16:29

Sezon i jashtëzakonshme në kampionat, thuajse i padukshëm kur situata bëhet serioze në kupa. Shifrat e Erling Haaland, yllit të Manchester Cityt, kanë nisur të bëhen një çështje.

Sulmuesi norvegjez ka zhgënjyer në finalen e Kupës FA, të cilën “qytetarët” e humbën me komshinjtë e tyre të United, duke nxitur një statistikë negative që e ka parë si protagonist që kur iu bashkua projektit të kampionëve anglezë.

Në fakt, në gjashtë finalet e luajtura me Cityn, 23-vjeçari i lindur në Leeds nuk ka shënuar asnjëherë gol. Akoma më keq po të kemi parasysh edhe gjysmëfinalet e luajtura: kjo e dërgon shifrën 9 ndeshje të luajtura pa asnjë gol në total.

Një fakt, kjo është befasuese nëse shikojmë performancën e tij në Premier Ligë, ku Haaland është një makineri golash: 63 në 66 ndeshje në total, të cilat e kanë ndihmuar atë që të fitojë trofeun e “Këpucës së Artë” në dy sezonet e tij të parë në Angli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 76 vota për, 6 kundër asnjë abstenim, Afrim Gashi…