Aktakuzë ndaj të dyshuarit se e dhunoi seksualisht 18-vjeçaren me aftësi të kufizuara mendore

28 maj 2024 | 16:54

rokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Xh.D. nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një 18-vjeçare me aftësi të kufizuara mendore.

Vepra dyshohet se ndodhi nga data 1 deri më 2 maj, në një motel në Ferizaj.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e kishte detyruar viktimën të kryente akt seksual pa pëlqim.

Ai akuzohet se fillimisht e kishte bindur të dëmtuarën që të dilte me të dhe e kishte dërguar në një motel e ndaj saj kishte ushtruar dhunë seksuale e fizike duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas kësaj, ai e kishte lënë në rrugë viktimën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori me tipare sulmuesi, Mentor Mazrekaj ka bërë të ditur…