Muhaxheri, Ahmeti dhe Berisha në listë të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës

28 maj 2024 | 21:37

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha do të jenë në listë për kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar  Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

“Do të jetë Gazmend Muhaxheri, kryetari i Pejës, Imri Ahmeti, kryetari i Lipjanit dhe Burim Berisha, kryetar i Fushë Kosovës. Pra, do të jenë në listë për kandidatë për deputetë”, tha Mustafa.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij tha se Kosova po qëndron në një udhëkryq kritik, ku të gjitha shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshorën e fateve të popullistëve.

I pari i LDK-së, kritikoi edhe qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje për gjatë tri vite e gjysmë, që sipas tij është dështim spektakular. Dhe se çdo kosovar është varfëruar për një të tretën e të hyrave të tij.

“Aq vështirë është të dështosh me 51%, sa edhe dështimi në vete është një mjeshtri. Ky pushtet nuk e përdori për të avancuar shtetin në rrugëtimin e domosdoshëm konsolidues dhe në një moment shumë të favorshëm ndërkombëtar, por e përdori për të ushtruar arrogancë, për të ushqyer propagandë, e për të ndjellë polarizim ndërshoqëror, që vendin tonë të vogël e ndau thellë, e mbylli rëndë dhe e kurthoj keq”, tha Abdixhiku. /GazetaBlic/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshje të shiut dhe breshëritë kanë përfshirë disa komuna pasditen…