Sulmohet fizikisht avokati i Sali Berishës, dërgohet në spital

29 maj 2024 | 11:15

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, ka rënë pre e dhunës në ish-Bllok.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, ku persona të paidentifikuar e kanë goditur dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Avokati është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga sa mësohet gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar shkaqet.

“Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit. Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, ka njoftuar policia, shkruan “A2Cnn”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me sezonin aktual që po shkon drejt fundit, klubet po…