Atalanta ofron 28 milionë euro për Asllanin, Interi e refuzon

29 maj 2024 | 12:57

Atalanta zhvilloi një sezon fantastik duke fituar Evropa Ligën, ndërkohë që dështuan të fitonin Kupën në finalen ndaj Juventusit. Në shtëpinë e bergamaskëve kanë nisur të bëjnë llogari për sezonin e ri.

Sipas mediave italiane, Gasperini kërkon në skuadër një regjisor të ri, për këtë rol i ka sugjeruar drejtuesve të klubit emrin e Kristjan Asllanit. Ky nuk është thjesht një dëshirë, apo një thashetheme, por një projekt konkret mbi të cilin drejtuesit e Atalantas u vunë menjëherë në lëvizje.

Gjithnjë sipas mediave, Atalanta ka paraqitur ofertën e parë zyrtare, 28 milionë euro për kartonin e Asllanin, por kjo ofertë me sa duket është refuzuar në mënyrë të prerë nga drejtuesit e Inter. Pavarësisht se Asllani është aktivizuar pak edhe këtë sezon, ylli kuqezi shihet nga Marotta dhe Ausilio si një lojtar i paprekshëm, duke vlerësuar shumë aftësitë e tij. Kujtojmë që Asllani është nën kontratë me Interin deri në 2027.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe luftëtari i lirisë, Behram Hoti…