Rrahmani në formacionin e sezonit në Rumani

29 maj 2024 | 14:26

Albion Rrahmani ka pasur një super sezon me skuadrën e tij të Rapid Bucurestit. Në 30 paraqitjet e edicionit në Superligën e Rumanisë, Rrahmani ka shënuar 19 gola në të gjitha garat.

Këto paraqitje tejet të mira të tij, kanë bërë që sulmuesi kosovar të zë vend në formacionin e sezonit në Rumani. Albioni një kohë i mungoi Rapidit për shkak të lëndimit por u kthye fuqishëm, duke marr zemrat e tifozëve me golat e tij. Përveç 19 golave, Rrahmani ka kontribuar edhe me pesë asistime.

Ai është futbollisti më i kërkuar në treg. Për të interesim ka nga disa top skuadra evropiane, si nga kampionati anglez, italian e ai gjerman.

Në Angli, më e interesuara është Aston Villa, në Itali ekipi i Napolit, ndërsa në gjermani Werder Bremeni. Vlera e 23-vjeçarit sipas sajtit “Transfermarkt” është 2.3 milionë euro.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SuperLiga (LPF) (@superligaromania)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dalë…