LDK-ja: Kurti duhet të japë dorëheqje, pastaj të caktohet data e zgjedhjeve

29 maj 2024 | 15:17

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm; ku u diskutua rreth tri pikave të rendit të ditës, fillimisht diskutim i përgjithshëm mbi gjendjen politike dhe zhvillimeve të fundit në vend, si dhe autorizimin e Këshillit të Përgjithshëm që Kryesia e LDK-së dhe kryetari Abdixhiku të vazhdojnë me veprimet parazgjedhore.

Unanimisht Këshilli i Përgjithshëm po ashtu miratoi qëndrimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku dhe të Kryesisë lidhur me zgjedhjet e parakohshme në vend, ku qëndrimi i Lidhjes Demokratike mbetet i njëjtë. Kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, pastaj të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe krejt në fund të caktohet data e zgjedhjeve.

Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli i Përgjithshëm aprovoi kuotën e ndarjes së nominimeve për listën e deputetëve, nëpër degët e Lidhjes Demokratike. Në listën e kandidatëve për deputetë, do të jenë të gjithë kryetarët e komunave të LDK-së; kjo për arsye që e djathta të jetë sa më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me fatin e LDK-së, por fatin e Republikës dhe gjeneratave që vijnë.

LDK-ja në këtë mbledhje ka theksuar se është e gatshme për zgjedhjet kurdo që mbahen në Kosovë, prandaj është e vetmja parti që po bën të gjitha përgatitjet dhe po vazhdon takimet me qytetarë anë e kënd vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentarit, Glauk…