Foda nesër publikon listën për ndeshjet e qershorit

29 maj 2024 | 15:58

Nesër trajneri i kombëtares së Kosovës Franco Foda, nesër do të mbajë një konferencë për media.

Aty ai do të njoftojë për përgatitjet rreth ndeshjes miqësore që zhvillohet më 5 qershor në Oslo, kundër Norvegjisë.

Foda pritet ta publilkojë edhe listën e futbollistëve të ftuar.

Konferenca mbahet nga ora 14:00.

Po ashtu, “Dardanët” do ta zhvillojnë edhe një seancë stërvitore, e cila mbahet në Kampin Nacional në Hajvali. Seanca pritet të nisë nga ora 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur mbledhjen e dytë…