Krasniqi për takimin me Kurtin: Për dy orë s’tejkalohet hendeku i dy dekadave

29 maj 2024 | 16:04

Kryetari i Partisë Demokratike Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke folur për takimin me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se s’tejkalohet hendeku e dy dekadave me dy orë takim.

“Sa i përket spekulimeve e interpretimeve për koalicion, të them sinqerisht, kam qenë edhe i zbavitur këto ditë nga mënyra e interpretimeve të jashtëzakonshme imagjinare të kujtdo qoftë sa i përket mundësisë së koalicionit, të arritur për 2 orë takim. Nuk munden 2 orë takim me tejkaluar hendekun e gati dy dekadave. Për çka është thirr takimi, për agjendë legjislative. Unë kam thënë po shkoj me fol për zgjedhje. Po flasim për zgjedhje që 2 javë. Asgjë as të fshehtë e as të panjohur nuk ka pasur nga takimi, të gjitha që i kam thënë në konferencë për shtyp”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se koalicionet s’janë temë.

“I kam përsëritur gjatë këtyre dy javëve. Nuk janë temë as afërsisht koalicionet. Fatkeqësisht temat e studiove televizive, temat e neve partive, nuk janë tema të qytetarëve. Më vjen keq që këto 15-16 ditë është folur vetëm mekanizmat politikë partiak burokratik e institucional. E kam kuptuar këtë si nevojë, si kosto të një benefiti më të madh, mundësisë për zgjedhje që do e kthenin në rolin kryesor te qytetarët. Pas 8 muajve kemi zgjedhje të rregullta. A më 2 shkurt, a 9 shkurt a 16 shkurt, nuk e di. Por sa më herët ta përfundonim këtë mandat do të ishte më mirë. Tema për bashkëqeverisje me LV-në as që është në horizont. Ne jemi në garë me i fituar zgjedhjet, nuk jemi në garë me qenë partia më e madhe opozitare. Ne jemi në garë me bërë Bedri Hamzën kryeministër”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bregun juglindor mbi qytetin e Klinës dhe skaj lumit…