Plani sekret i vendeve Baltike, Letonia apel banorëve: Përgatituni për më të keqen

29 maj 2024 | 21:28

Mijëra dronë potencialisht të rrezikshëm dhe të pajisur me raketa do të patrullojnë kufirin e NATO-s me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Ky është plani sekret i vendeve baltike, i bërë publik nga revista prestigjioze britanike, The Times. Presidenti i Letonisë Edgar Rinkeviks, tha për The Times se si dronët e sofistikuar ashtu edhe ato të disponueshme do të monitorojnë gjithashtu edhe zhvendosjen e njerëzve të cilat kanë gjasa të përdoren si “armë” nga Moska dhe Minsku, si dhe çdo provokim tjetër të mundshëm.

“Ne jemi kthyer në një farë mase atje ku bota ishte në ditët më të errëta të Luftës së Ftohtë, dhe për këtë arsye muri i lartë i droneve do të shërbente qëllimeve të caktuara mbrojtësë”, tha ai.

Rinkevics ndodhet për një vizitë pune tre-ditore në Britani. Ai do të vizitojë fabrikën e dronëve, ku Ministria e Mbrojtjes lançoi strategjinë e re të dronëve në fillim të këtij viti.

Rinkevics tha se Letonia po përgatitej për “skenarin më të keq” dhe se, përveç ndërtimit të infrastrukturës ushtarake në kufirin e saj, po u kërkonte civilëve t’i kthenin bodrumet e tyre në strehë kundër bombardimeve.

Për të shmangur skenarin më të keq, duhet të jeni të përgatitur për të”, tha ai në mesazhin e tij për publikun. Brenda NATO-s ka frikë se nëse Donald Trump bëhet president për një mandat të dytë duke fituar zgjedhjet e vitit 2024, ai mund të kërcënojë të tërhiqet nga aleanca ose të tërheqë mbështetjen për Ukrainën nëse vendet evropiane nuk rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Në vitin e tretë të luftës, udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Ukrainës pranojnë hapur se situata në fushën e betejës në frontin lindor është përkeqësuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ideja e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, sot u shpall…