Olympiacosi e fiton Ligën e Konferencës

29 maj 2024 | 23:52

Olympiacosi është fitues i Ligës së Konferencës për edicionin 2023/24.

Gjiganti grek e mposhti në finale Fiorentinan me rezultat minimal 1:0 pas vazhdimeve.

90 minutat u mbyllën pa gola të shënuar dhe me shumë pak raste shënimi.

E në vazhdime, Olympiacos u tregua ekip më i mirë dhe eventualisht arriti të shënonte.

Ishte El Kaabi i cili realizoi në minutën e 116-të, gol i cili ia siguroi edhe trofeun e garës së dytë më prestigjioze evropiane për klube.

Fiorentina kësisoj e humb finalen e dytë rresht në Ligën e Konferencës, pas asaj të vitit të kaluar nga West Ham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernard Nikaj Sekretar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në PDK tha se…