Njëmbëdhjetë kompani nga Kosova prezantohen në panairin “PLMA 2024” në Amsterdam

30 maj 2024 | 00:58

Njëmbëdhjetë kompani nga Kosova janë duke i promovuar produktet në panairin PLMA 2024 “World of Private Label”, që po mbahet në Amsterdam të Holandës, nga data 28 maj 2024.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka siguruar hapësirën në të cilën kompanitë vendëse: Royal Beverage L.L.C, Camel, Jaffa Plus L.L.C, A-D-E Group, Kamila, Ananas Impex, Abi & Elif 19, Joni-Sh, DG Pack, Afrim Tarashaj B.I, Arben Arifi B.I, po ekspozojnë produktet nga kategoria ushqimore si: ushqime të freskëta, të ngrira, të thata, pije, etj. si dhe produkte nga kategoria jo-ushqimore; produkte nga letra, folie, faculeta, etj.

Kjo pjesëmarrje paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për kompanitë kosovare për të ndarë përvoja dhe për të krijuar kontakte të reja në tregjet ndërkombëtare.

Panairi PLMA 2024 njihet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e ushqimit dhe produkteve jo-ushqimore.

Gjatë panairit, përfaqësuesit e MINT/KIESA-s, së bashku me kompanitë kosovare, po zhvillojnë takime me kompanitë dhe blerësit pjesëmarrës me qëllim të gjetjes së tregjeve të reja për eksportin e produkteve kosovare.

Krahas takimeve po shpërndahen edhe materiale promovuese të KIESA-s rreth sektorëve potencial dhe mundësive për investime në Kosovë.

Shtandi i Kosovës në këtë panair për produktet ushqimore është me numër: 7 N48 në Halle 7. Ndërsa për produktet jo ushqimore është në numrat: B 46, 47 dhe 48, në Halle 8.

#Kosova #MINT #KIESA #Kosovocompanies #opportunity #businesstobusiness #investing #businessgrowth #export #business #development #food #PLMA2024

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Xhevdet Pozhari Republika e Maqedonisë së Veriut së shpejti…