Donika Gërvalla refuzoi ta varrosë babanë me nderime ushtarake

30 maj 2024 | 08:31

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se Donika Gërvalla ka pamundësuar që babai i saj Jusuf Gërvalla të varroset me nderime ushtarake.

Ai në “Debat Plus” tha se ajo e ka ndarë heroin e kombit nga heronjtë e tjerë.

“Është goxha ofenduese me pa zonjën Shvarz, ka refuzu që heroi i kombit Jusuf Gërvalla të varroset me nderime ushtarake. Zonja Shwarz për babin e saj Jusuf Gërvallën, ka refuzu që ai të varroset me nderime ushtarake. E ka nda nga heronjtë e tjerë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kandidat për zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero (në jug)…