Flick: Kemi të njëjtën filozofi, kam uri të madhe për të fituar

30 maj 2024 | 12:18

Hansi Flick është prezantuar si trajneri më i ri i skuadrës së Barcelonës, duke zënë vendin e Xavit. Strategu i njohur vlerësohet shumë për futbollin e tij ofensivë. Në fjalët e tij të para si trajner i Barcelonës, Flick u ndal pikërisht te ky detaj, te mënyra e tij e të luajturit futboll që i përshtatet shumë dhe filozofisë së këtij klubit.

“Barcelona është një klub i jashtëzakonshëm. Po kaloj momente fantastike, pasi të gjithë e duan klubin dhe përpiqen të japin maksimumin për të qenë të suksesshëm. Filozofia e Barcelonës është njësoj si e imja, qarkullim topi dhe futboll sulmues. Aspekte të cilët unë i dashuroj. Kam fituar disa tituj me Bayernin, por kam uri të madhe për të fituar sërish. Do të doja të vazhdoja në këtë rrugë me Barcelonën dhe mendoj se së bashku mund të arrijmë shumë”, u shpreh Flick i cili firmosi një kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër persona janë arrestuar në Ukrainë dhe Armeni dhe më…