Foda uron Ballkanin për titull dhe klubet tjera për garat evropiane

30 maj 2024 | 16:15

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda ka folur në konferencë për shtyp për kampionatin vendor, Albi Mall Superligën e Kosovës, ku nuk ka ngurruar ta uroj Ballkanin për titull kampion dhe klubet tjera për kualifikim në garat evropiane.

Foda ishte sot (e enjte) në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore të 5 qershorit ndaj Norvegjisë, ku përveç emrave në listën e të ftuarve, lojën me Norvegjinë dhe Ligën e Kombeve, Foda u pyet edhe për çështje tjera.

Një nga to ishte edhe Superliga e Kosovës, për të cilën gjermani nuk nguroi të flasë, t’i uroj klubet për suksesin e këtij sezoni dhe të jap disa këshilla për të ardhmen.

“Uroj Ballkanin për titullin e kampionit si dhe Dritën, Llapin dhe Malishevën për kualifikim në garat evropiane”, ka thënë fillimisht Foda në konferencë.

“Kam qenë shpesh prezent në ndeshjet e futbollistëve në Albi Mall Superligën e Kosovës. Në këtë ligë ka mjaft lojtarë të talentuar dhe disa prej tyre janë të ftuar. E rëndësishme është që të vazhdohet të investohet në infrastrukturën sportive sepse është investim për të ardhmen”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe tha se ai mezi po pret për t'u…