Feronikeli – Prishtina e Re, sfida e madhe e barazhit për Superligë

31 maj 2024 | 10:21

Vetëm edhe një ndeshje ka mbetur për t’u përmbyllë edicioni i sivjetmë i futbollit vendor, me dilemën e vetme, se kush do të vazhdojë të luajë në Superligë, në sezonin e ardhshëm.

Gara e barazhit, ndërmjet Feronikelit nga Superliga dhe Prishtinës së Re që javën e kaluar e fitoj barazhin e Ligës së Parë, do të luhet të shtunën nga ora 15:00 në Klinë.

Skuadra nga Drenasi që u rikthye në Superligë, në këtë edicion pati vështirësi në lojë e rezultate derisa në pranverë e ndërroj edhe trajnerin, duke e angazhuar të famshmin e Premier Leagues, Shefki Kuqi.

Në pranverë, Nikli nën drejtimin e Kuqit, pati shumë probleme, derisa u konsolidua për të realizuar 5 fitore e 6 barazime por duke pësuar edhe 7 disfata.

Me 44 pikë, Feronikeli përfundoj në pozitën e tetë, duke i shpëtuar rënies por jo edhe barazhit, duke e diskutuar qëndrimin në Superligë, edhe për një ndeshje.

Dhe pikërisht këtë duel do ta zhvilloj me ekipin nga Liga e Parë, Prishtina e re, që përfundoj në pozitën e dytë të grupit B, pas Ferizajt.
Një skuadër e re sic e ka edhe emrin, me futbollistë të ri, por që bën një super sezon në kategorinë e dytë dhe janë shumë afër të shrkuajnë historinë.

E udhëhequr nga Elon Berisha, ish-trajneri i Ramiz Sadikut, Prishtina e re të shtunën synon ta bëjë sensacionin përballë Feronikelit dhe të bëhet ajo anëtare e re e Superligës për edicionin e ri.

Të shtunën e kaluar, në barazhin e Ligës së Parë, e mposhti Dinamon, pas penalltive, me hero portierin Egzon Bislimi që priti gjashtë penallti.

Të shtunën në Klinë, të gjithë sytë janë kah ndeshja e sezonit, Feronikeli – Prishtina e re, me dy skuadrat që synimin kryesor e kanë triumfin dhe Superligën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se janë bërë…