Leclerc: Në xhirot e fundit rrezikova shumë, pasi garoja me sytë e mbushur me lot

31 maj 2024 | 11:41

Piloti monogask Charles Leclerc theu tabunë ditën e diel, kur për herë të parë në karrierën e tij ai fitoi në garën e shtëpisë, atë në Montekarlo në Formula 1. Me makinën Ferrari ai pati një fundjavë të shkëlqyer, duke siguruar “pole position” ditën e shtunë dhe më pas dominoi e fitoi ditën e diele.

Duke rrëfyer emocionet e asaj gare, Leclerc kujton: “Nuk ka fjalë për të shpjeguar atë që ndjeva në ato momente. Aty e kisha nisur garën dy herë nga pole pa mundur të fitoj, ndaj kjo fitore e bën këtë sukses edhe më të veçantë. Këtu kam ëndërruar të bëhem një pilot i Formula 1, ndaj është e vështirë në nivel emocional”.

“Në 15 xhirot e fundit shpresoja që asgjë të mos shkonte keq, sepse tashmë isha pothuajse i pushtuar nga emocionet. Mendoja pothuajse më shumë për babanë tim se sa për garën. Ai donte që unë të bëhesha pilot i Formula 1 dhe të fitoja këtë garë. Ishte e bukur, me të vërtetë e veçantë, por edhe e vështirë”, është shprehur Leclerc.

“Dy xhirot e fundit, kur dola nga tuneli, u përpoqa të shihja sepse sytë më ishin turbulluar nga lotët. Kisha frikë se mos gaboja pikërisht në fund”, kujton Leclerc. Monogasku i dhuroi kokoren e asaj garës ish-pilotit Jules Bianchi, mik i tij i ndarë nga jeta disa vite më parë pas një aksidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar kryeministrin…