Krasniqi: Ndjenjë e veçantë sa herë që ftohem nga Kosova

31 maj 2024 | 11:43

Futbollisti Ermal Krasniqi ka thënë se është i kënaqur me rikthimin në Kombëtaren e Kosovës.

Krasniqi mes tjerash theksoi se në miqësoren ndaj Norvegjisë do të mësohen të luajnë kundër ekipeve të forta.

“Rikthehem në kombëtare dhe çdo herë është ndjenjë e veçantë sa herë që ftohem nga Kosova. Kjo ishte stërvitja e parë për mua me trajnerin e ri dhe më ka pëlqyer shumë puna e tij dhe do të jap gjithmonë më të mirën nga vetja. Miqësorja kundër Norvegjisë është një test shumë i vështirë por ne kemi skuadër shumë të mirë dhe duhet të mësohemi të luajmë kundër ekipeve të forta, pasi në kualifikime do të takohemi me skuadra të tilla”, tha Krasniqi për Federatën  e Futbollit të Kosovës.

Ndryshe, Kosova do të ballafaqohet me Norvegjinë me datë 5 qershor në Oslo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti monogask Charles Leclerc theu tabunë ditën e diel, kur…