U godit nga rrufeja, vdes 20-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

31 maj 2024 | 12:26

Është raportuar se një 20-vjeçar nga Radovisha e Maqedonisë së Veriut, ka ndërruar jetë mbrëmë pasi është goditur nga rrufeja.

“Rreth orës 20:00 në stacionin e policisë në Radovish është raportuar se në ora 19:30 në një livadh në vendin e quajtur ‘Vodovod’ në Radovish, nga goditja e rrufesë ka ndërruar jetë R.M. (20), ndërsa ka mbetur i plagosur Z.M. (23), të dy nga Koxhaleva”, ka njoftuar policia, shkruan “Klan Macedonia”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri i Suedisë, Ulf…