Cavani pensionohet nga Kombëtarja e Uruguait

31 maj 2024 | 12:36

Sulmuesi Edinson Cavani nuk do të grumbullohet më me Kombëtaren e Uruguait. Sulmuesi lajmëroi së fundmi tërheqjen nga ekipi kombëtar me idenë për t’u fokusuar tashmë vetëm tek Boca Juniors në Argjentinë.

37-vjeçari debutoi me Uruguain në vitin 2008, teksa është edhe golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e kombëtares.

Në njoftimin e tij për tërheqjen nga Uruguai, Cavani falënderoi ekipin kombëtar për të gjithë rrugëtimin dhe për atë që i kishte mësuar gjatë karrierës ndërsa theksoi se tashmë kombëtarja e tij do të kishte një tifoz më shumë në tribuna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është raportuar se një 20-vjeçar nga Radovisha e Maqedonisë së…