Behar Maliqi pensionohet nga futbolli

31 maj 2024 | 12:51

Behar Maliqi, njeri prej lojtarëve më të mirë në vitet e fundit në futbollin e Kosovës ka vendosur që t’i jep fund karrierës si futbollist. Ai gjatë karrierës 20 vjeçare ka luajtur për shumë klube të Kosovës, derisa një kohë ishte pjesë edhe e futbollit në Shqipëri. Maliqi ka thënë se po tërhiqet nga futbolli i përmbushur, derisa momentin me kulminant e vlerëson të qenit pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

“Gjatë kësaj periudhe si lojtar aktiv, kam fituar shumë. Kam përjetuar momente të paharrueshme, kam krijuar miqësi të shumta dhe kujtime që do t’i mbaj mend gjithmonë. Veshja e fanellës së Përfaqësueses së Kosovës, ishte një ndër arritjet më të mëdha, ishte nder dhe privilegj që të përfaqësoje vendin tim”, ka shkruar Maliqi.

Njoftimi i plotë i Maliqit:

Të dashur familjarë dhe miq,

Sot dua t’iu informoj për një vendim shumë të rëndësishëm. Pas një karriere të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në futboll, kam vendosur të tërhiqem nga futbolli aktiv.

Gjatë kësaj periudhe si lojtar aktiv, kam fituar shumë. Kam përjetuar momente të paharrueshme, kam krijuar miqësi të shumta dhe kujtime që do t’i mbaj mend gjithmonë. Veshja e fanellës së Përfaqësueses së Kosovës, ishte një ndër arritjet më të mëdha, ishte nder dhe privilegj që të përfaqësoje vendin tim.

Dua të falënderoj në radhë të parë familjen time dhe shoqërinë për mbështetjen gjatë gjithë karrierës sime. Po ashtu dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë pjesë e karrierës sime: të gjithë klubet që më kanë besuar fanellën e tyre (KF Feronikeli 74, KF Prishtina, KF Llapi, KF Malisheva, FK Partizani, KF Fushë Kosova, KF KEK-u, KF Aeroporti), të gjithë trajnerët, të gjithë bashkëlojtarët dhe patjetër edhe gjithë tifozët për përkrahjen.

Faleminderit edhe njëherë për të gjitha emocionet.

Behar Maliqi

/VETON ZYMBERI/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria gjermane ka njoftuar se do t’i japë Ukrainës lejen…