Ismaili viziton Veselin për ditëlindje: Qoftë e fundit, uroj që tjetrën ta festojmë në Kosovë

31 maj 2024 | 13:13

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka vizituar në Dhomat e Specializuara në Hagë ish-kryetarin e kuvendit, Kadri Veselin, me rastin e ditëlindjes së tij.

Ismaili ka thënë se Veselit me rastin e ditëlindjes ia ka përcjell urimet e qytetarëve të Kosovës, ku sipas tij, Veseli ishte falënderues dhe mirënjohjes ndaj secilit.

“Unë i përcolla urimet e qytetarëve të Kosovës me rastin e ditëlindjes së tij, e ai, si gjithherë, falënderues dhe mirënjohës ndaj secilit. Qoftë kjo vizita ime e fundit tek ti në Hagë me rastin e ditëlindjes. Të radhës, uroj që ta festojmë bashkë në Kosovë. Urime, Kadri Veseli”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Veseli po vazhdon të mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë bashkë me Hashim Thaçin, Rexhep Sleimin dhe Jakup Krasniqin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni në La Liga tashmë ka përfunduar dhe Mallorca e…