Shënohet 25 vjetori i rënies heroike të dëshmorit Xhemajl Fetahaj

31 maj 2024 | 14:01

Sot në fshatin Raushiq të Pejës, me rastin e 25 vjetori të rënies heroike të dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhemajl Fetahaj, është shënuar 25 vjetori i rënies heroike të tij.

Familjarë e shoktë të shumtë më këtë rastë kanë bërë homazhe pranë lapidarit të tij, duke e përkujtuar me respektin më të madh për rënien heroike të tij.

Dëshmori i kombit Xhemajl Fetahaj, u lind më 27 maj të vitit 1964, në një familje të ndershme, e njohur për tradita të larta atdhetare e bujari dhe të mëkëmbur ekonomikisht në fshatin Raushiq të Pejës, e cila ndër breza dha kontribut të çmueshëm në luftën për liri e çlirim kombëtar dhe nuk u gjunjëzua asnjëherë para shtypjes, persekutimeve, vrasjeve, mohimit të të drejtave nga ana e regjimeve pushtuese serbo-malazeze.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani 🇺🇸🇦🇱🇽🇰 24 vite nga tubimi i madh mbarëkombëtar…