Ja si pritet të luajnë nesër Reali dhe Dortmundi

31 maj 2024 | 15:25

Nesër në “Wembley” të Londrës do të luhet finalja e Champions League mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund. Të dyja ekipet janë duke kryer përgatitjet e fundit për këtë sfidë të madhe, që mbyll një sezon të gjatë e të lodhshëm.

Te Real Madrid (4-3-1-2), pritet që në portë të jetë titullar belgu Thibaut Courtois. Lunin, që ka luajtur titullar shumicën e sezonit, ka patur një probleme shëndetësor dhe do të udhëtojë më vonë drejt Londrës.

Në mbrojtje pritet të luajnë Carvajal, Rudiger, Nacho e Mendy, ndërsa në mesfushë Camavinga, Kroos e Valverde. Në sulm, treshja Bellingham, që luan pas Vinicius Jr dhe Rodrygo.

Te Borussia Dortmund (4-2-3-1) nuk priten surpriza. Në portë do të jetë Kobel, që do të ketë para Ryerson, Hummels, Schlotterbeck e Mattsen. Në mesfushë do të jenë Sabitzer e Emre Can para mbrojtjes, ndërsa Brandt, Adebayemi e Jadon Sancho në mbështetje të Fullkrug.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten…