Gani Geci lirohet nga burgu

31 maj 2024 | 17:24

Të premten pasdite është liruar nga burgu i Smrekonicës ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci.

Geci ishte shpallur fajtor pasi në gusht të vitit 2014, në Skenderaj, e kishte privuar nga jeta, Ruzhdi Shaqirin me të cilin kishte pasur një konflikt të mëhershëm.

Geci ishte dënuar me 3 vjet burgim për vrasje të rëndë, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij ishte shqiptuar dënimi unik prej 3 vjet e 6 muaj burgim efektiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e sotme, më 31 maj 1999, para një…