Ambasadori britanik i drejton automatikun stafit, shkarkohet menjëherë (VIDEO)

31 maj 2024 | 20:06

Ambasadori britanik në Meksikë u shkarkuar nga detyra më herët këtë vit, pas një incidenti të pazakontë me punonjësit e ambasadës.

Tashmë është bërë publike edhe video e incidentit, ku ambasadori Jon Benjamin shihet teksa i drejton automatikun një punonjësi të ambasadës, i cili duket i tmerruar nga ajo që po ndodh.

Sipas medieve britanike, incidenti ndodhi teksa ambasadori ishte në një vizitë zyrtare në qytetet Durango dhe Sinaloa, qytete të njohura për influencën e karteleve të kokainës.

Sipas raportimeve, arma ka qenë e një prej shoqëruesve, ndërsa ambasadori Benjamin është duke “bërë shaka” me armën në dorë.

Një diplomat karriere, Benjamin u emërua në Meksikë në vitin 2021. Ai ka përfaqësuar më parë Qeverinë Britanike në Kili, Gana, Turqi, Indonezi dhe Shtetet e Bashkuara, gjatë karrierës së tij 35-vjeçare në shërbimin diplomatik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
31 maj na përkujton sakrificën e popullit tonë dhe krimet…